• e diel, 22 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Urime Dita e pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë strategjik, me të cilin kemi relacione të sinqerta

Kostadinovska Stojçevska: Urime Dita e pavarësisë së SHBA-së, aleatit tonë strategjik, me të cilin kemi relacione të sinqerta

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri ynë strategjik, me të cilin kemi relacione të sinqerta dhe ndajmë vlera të përbashkëta në të gjitha sferat shoqërore, duke përfshirë edhe kulturën, ka shkruar sot në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska, me rastin e Ditës së pavarësisë së SHBA-së.

Sipas ministres, me rëndësi të posaçme është përkrahja që e kemi marrë në sferën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, përmes Fondit të Ambasadës së SHBA-së, me çka në afat të gjatë mbrohen të mirat kulturore me rëndësi botërore.

"Urime 4 Korrikun, Ditën e pavarësisë së SHBA-së. Shpreh respekt të thellë dhe falënderim të sinqertë për tërë përkrahjen dhe miqësinë të cilën e marrim nga dita e parë e pavarësisë sonë. Anëtarësimi i ynë në NATO vetëm e konfirmoi aleancën në emër të paqes dhe demokracisë", ka shkruar Kostadinovska Stojçevska.

Ajo e ka përshëndetur kthimin e SHBA-së në UNESKO, si një nga shtetet themeluese të kësaj Organizate. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR