• e martë, 24 dhjetor 2024

Kostadinovska Stojçevska: Siguruam 40 milionë denarë për projekte kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale

Kostadinovska Stojçevska: Siguruam 40 milionë denarë për projekte kapitale për njësitë e vetëqeverisjes lokale

Shkup, 3 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot informoi se pas publikimit të shpalljes për shpërndarjen e granteve kapitale në fushën e kulturës, nga gjithsej 13 projekte të pranuara nga 11 komuna, janë ndarë mjetë për nëntë projekte për realizimin e të cilave janë ndarë rreth 40 milionë denarë.

Siç kumtoi ministria e Kulturës, ministrja theksoi se Mavrova dhe Rostushe në f.Tresonçe dhe Komunën Krivogashtani do të bëhen me qendra kulturore multifunksionale, si dhe do të rinovohet edhe qendra kulturore në Valandovë.

Kostadinovska Stojçevska shprehu kënaqësinë që mbështeten projektet dhe iniciativat lokale që ushqejnë trashëgiminë kulturore, inkurajojnë krijimtarinë bashkëkohore dhe u japin qytetarëve mundësinë të përfshihen dhe të shijojnë aktivitetet kulturore. Me këto dotacione, shtoi ajo, do të krijohen mundësi të reja për artistët dhe organizatat kulturore, për zhvillimin e turizmit, stimulimin e rritjes ekonomike vendore dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

"Kultura luan një rol kyç në formimin e identitetit të një shoqërie dhe në pasurimin e jetës së çdo individi. Na lidh, na frymëzon dhe na fisnikëron. Me dotacionet kapitale ne hapim perspektiva për zhvillimin e kulturës që i bashkon njerëzit pavarësisht diversitetit, ndërsa në këtë është edhe veçantia e saj", tha ministrja.

Sipas Kostadinova Stojçevska, investimet kapitale u mundësojnë njësive të vetëqeverisjes lokale të realizojnë projekte të shumta që do ta pasurojnë ofertën e tyre kulturore. Me to, siç tha ajo, parashikohet krijimi i dokumentacionit projekto-teknik për ndërtimin e objekteve, rikonstruksioni, rivitalizimi dhe rehabilitimi i qendrave kulturore,, përshtatja e hapësirave për manifestime kulturore dhe të tjera, si dhe krijimi i skenave verore. ls/

Foto; Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR