• e diel, 22 dhjetor 2024

Kostadinovska - Stojçevska nga Parisi: Arti përmes "Ballkanit të Hapur" na afron me Evropën

Kostadinovska - Stojçevska nga Parisi: Arti përmes

Shkup, 14 korrik 2023 (MIA) - Fuqishëm besoj se forca e kulturës, bashkëpunimit, kreativitetit do ta rrisin edhe bashkëpunimin politik. Kultura gjithnjë na ngrit në nivel të ri më cilësor. Këtë mbrëmë e theksoi ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska në hapjen e ekspozitës "Substrate" - projekti i përbashkët i nismës "Ballkani i Hapur" me Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris. Ekspozita fokusohet në artin bashkëkohor dhe i thekson lidhjet fundamentale mes të tre vendeve në kuadër të "Ballkanit të Hapur". 

Siç informon Ministria e Kulturës, në ekspozitën, e cila është nën patronazhin e Ministrive të Kulturës të tre vendeve ballkanike, foli ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska. Ajo me homologet e saja, ministret Elva Margariti dhe Maja Gjokoviq e konfirmoi idenë për afirmimin e qëllimeve të Nismës për krijimin e shteteve evropiane në Ballkan, ndërsa në këtë kultura ka ndikim të fuqishëm. 

Ministrja e Kulturës, Kostadinovska Stojçevska i falënderoi artistët sepse, siç tha, ata shkuan thellë në histori që të na mundësojnë që përsëri të takohemi në këtë qast dhe të vazhdojmë drejtë së ardhmes - evropiane, demokratike, humane ... sepse ajo është rruga të cilën e dëshirojmë. 

"Besoj fort se forca e kulturës, bashkëpunimit, krijimtarisë do ta rrisin edhe bashkëpunimin politik. Kultura na ngrit gjithmonë në një nivel të ri, më të lartë cilësor. Prandaj edhe kësaj radhe nuk ka munguar mbështetja e tri ministrive të Kulturës – serbe, shqiptare dhe maqedonase. Dhe ja ku jemi, në ambientet e bukura të Qendrës Kulturore të Serbisë në Paris, në frymën e nismës 'Ballkani i Hapur'. 'Ballkani i hapur' nuk do të thotë se të gjitha çështjet në Ballkan janë mbyllur. Por hapja e Ballkanit është tashmë një çështje largpamësie dhe gjerësie. Procesi ka filluar dhe 'Substrate' është dëshmi e forcës së trungut që po ushqejmë. Është marrëzi ta tundosh duke gdhendur iniciale, si porosi të këqija, në lëvoren e saj", theksoi Kostadinovska-Stojçevska në hapjen e ekspozitës.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Marhariti, foli për Ballkanin si një rajon më të gjallë dhe më pak të trazuar, ku siç tha ajo diskutohet fort origjina e një kënge, por në të njëjtën kohë të gjithë vazhdojmë të këndojmë të njëjtën këngë, t'i tregojmë legjendat e përbashkëta, të luajmë në të njëjtat instrumente. Ajo theksoi se kjo ekspozitë si projekt rajonal dhe arti në përgjithësi është arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë.

"Kultura, siç ka treguar historia, ka qenë gjithmonë një urë komunikimi dhe lidhjeje midis kombeve. Kjo ekspozitë është gjithashtu një shembull i mirë i lëvizjes së lirë të artistëve në Ballkan dhe tregon se ata janë pjesë e një mozaiku kulturor shumë më të madh se ai vendor. Qeveritë tona janë të përkushtuara për të mbështetur dhe lehtësuar në mënyrë aktive këtë mozaik kulturor rajonal përmes marrëveshjeve dypalëshe", tha Margariti.

Ministrja e Kulturës së Serbisë, Maja Gjokoviq foli për rëndësinë e kësaj ekspozite, e cila është rezultat i vetëm një viti punë pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim të "Ballkanit të Hapur" në Ohër.

"Dëshmuam se kultura nuk njeh kufij, e as se është peng i paragjykimeve dhe se ajo lehtë i tejkalon të gjitha barrierat. Projekti 'Ballkani i Hapur' dhe e gjithë ajo që deri më tani është arritur falë tij janë përpjekje e përbashkët për krijimin e një pasqyre të re, gjithsesi më të mirë për rajonin tonë në botë", tha Gjokoviq. 

Në hapjen e ekspozitës kishte numër të madh të publikut nga jeta publike dhe kori diplomatik, përfaqësuesit më të lartë nga ambasadat e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe të Serbisë dhe të artistëve. 

Ekspozita, e cila është një dëshmi e fuqisë transformuese të artit dhe kulturës në bashkimin e kombeve, do të jetë e hapur deri më 12 gusht. fc/

Fotografia: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR