• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kostadinovska - Stojçevska: Nëse konstatohet parregullsia, do të përgjigjem, në të kundërtën VMRO-DPMNE do të marrë padi

Kostadinovska - Stojçevska: Nëse konstatohet parregullsia, do të përgjigjem, në të kundërtën VMRO-DPMNE do të marrë padi

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Po, kam blerë valixhe të reja nga llogaria ime dhe mjete themelore për udhëtimin zyrtar, në mëynrë që të mund të udhëtoj dhe të marr pjesë në takime në momentin kur mbeta pa bagazh gjatë udhëtimit në Londër. Pjesa tjetër është manipulim i rëndë dhe gënjeshtër e plotë. Kështu sot ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska - Stojçevska u përgjigj ndsj akuzave të VMRO-DPMNE-së se ka shpenzuar para nga kartela zyrtare për nevoja personale.

Në konferencën për shtyp në shabin e partisë, Kostadinovska - Stojçevska përmendi se një pjesë e shpenzimeve që i ka prezantuar Mile Lefkov, kanë të bëjnë me domosdoshmërinë që ajo të sigurojë kushte themelore për funksionimin e saj normal në udhltimin zyrtar pas fluturimit në të cilin kompania ajrore ia humbi bagazhin.

Konfirmoiedhe se të gjitha shpenzimet për nevojat e saj personale ishin realizuar vetëm nga llogaria e saj personale, private, dnërsa të gjitha shpenzimet të cilat ishin të domosdoshme për udhëtimin zyrtar, ishin realizuar nga kartela zyrtare, vetëm në pajtim me rregulloret dhe normat aktuale.

Kostadinovska Stojçevska i bëri thirrje Lefkovit nga VMRO-DPMNE publikisht të përballen, prmes ndonjë mediumi. Nëse konstatohet krim në punën e saj, tha, do të përgjigjet para cilit do gjykatësi, por nëse dëshmohet e kundërta, do të inicojë, siç paralajmëroi, padi kundër VMRO-DPMNE-së.

Sipas saj, VMRO-DPMNE janë mjeshtër për paraqitje të gënjeshtrave.

Lefkov dje akuzoi se Kostadinovska Stojçevska në tetor të vitit 2023, derisa ishte në vizitë katërditëshe zyrtare në Londër, me para të popullit ka blerë gjësende për vete dhe valixhe. Duke e quajtur "Bisera Antoaneta", Lefkov paralajmëroi seri të konferencave për shtyp për "zbardhje të skandalit". ab/

Foto: МIА

 


 


 

QËNDRONI TË LIDHUR