• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska- Stojçevska në Paris në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s

Kostadinovska- Stojçevska në Paris në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Paris, ku do të marrë pjesë në sesionin e 42-të në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s.

Siç kumtojnë nga Ministria e Kulturës, Kostadinovska- Stojçevska në Konferencën e përgjithshme të UNESKO-s doi të ketë fjalim gjatë sesionit të paradites. Sot në pjesën e fjalimeve protokollare para fillimit të debatit për politikat e përgjithshme të UNESKO-s fjalim do të ketë kryeministri Dimtar Kovaçevski.

Ministrja e Kulturës Kostadinovska-Stojçevska dhe kryeministri Kovaçevski para fillimit të mbledhjes së sotme do të kenë takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESKO-s, Odre Azule.

Në margjinat e Konferencës, ministrja e Kulturës do të takohet me homologun e saj bullgar, ministrin e Kulturës Krastju Krastev.

Sesioni i katër dhjetë e dytë i Konferencës së përgjithshme do të mbahet nga 7 deri në 22 nëntor të vitit 2023, ku marrin pjesë shtetet anëtare, shtetet vëzhguese, organet speciale, programet dhe agjencitë e specializuara në sistemin e Kombeve të Bashkuara, organizatat ndërqeveritare dhe të gjitha organizatat ndërkombëtare joqeveritare me statusin më të lartë pranë UNESKO-s. rq/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR