• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinovska- Stojçevska: Aktivitetet kulturore në lidhje me Dialogun strategjik me SHBA-në janë në fazë të avancuar

Kostadinovska- Stojçevska: Aktivitetet kulturore në lidhje me Dialogun strategjik me SHBA-në janë në fazë të avancuar

Shkup, 1 nëtor 2023 (MIA) - Forum për dialog strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut është mbajtur sot në hamamin e Daut Pashës nën organizimin e Asociacionit Alumni – Maqedoni e Veriut-SHBA. Përfaqësues të lartë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Departamenti i shtetit të SHBA-së, si anëtarë të Aosiacionit diskutuan për mundësitë dhe mënyrat për promovimin e mëtejshëm të Dialogut strategjik i cili është i fokusuar në thellimin e partneritetit dypalësh.

Në forum, kumtoi Ministria e Kulturës, fjalën hyrëse pati ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ndërsa në diskutim u përfshinë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq si dhe kryetarja e Asociacionit, Verica Jordanova dhe anëtarë të tjerë të kësaj shoqate.

Para të pranishmëve foli edhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska e cila iu referua iniciativave dhe aktiviteteve në fushën e kulturës lidhur me Dialogun strategjik me SHBA-në.

"Veçanërisht më vjen mirë që sot mund të them se kultura është shumë më e avancuar në realizimin e pjesës së saj të detyrave nga Plani aksionar se sa sektorët e tjerë të përfshirë në Marrëveshje", theksoi Kostadinovska-Stojçevska e cila, siç thuhet në kumtesë e mbështeti pretendimin e saj me disa fakte.

 

Edhe një tjetër mbështetje e madhe nga miqtë dhe partnerët tanë në dialog, SHBA-ja, theksoi Kostadinovska-Stojçevska është edhe mundësia e shfrytëzimit të mjeteve nga Fondi i ambasadorit për ruajtjen e kulturës. Ministrja e Kulturës përkujtoi se nga Fondi janë ndarë rreth një milion e gjysmë dollarë përmes thirrjes publike me të cilën është bërë mbrojtja e shumë lokaliteteve dhe objekteve.

Ministrja e Kulturës vuri në dukje edhe interesin minimal të të rinjve për t'u arsimuar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Për këtë qëllim, shtoi Kostadinovska-Stojçevska, bashkëpunimi me institucionet përkatëse nga SHBA është i një rëndësie të madhe.

Kostadinovska-Stojçevska posaçërisht e vuri në dukje si të rëndësishëm organizimin e master-klasave për muzikantët e rinj të talentuar nga vendi ynë me profesorë nga këto shkolla në SHBA të cilat sipas saj janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e këtyre artistëve si dhe për cilësinë e skenave muzikore të Maqedonisë.

"Urojmë bashkëpunim edhe me Qendrën kulturore të Asociacionit ku do të qëndronin dhe ekspozonin artistët tanë, kuratorë dhe interpretues të tjerë. Me qëllim për të funksionalizuar të gjitha këto, po u dërgoj thirrje përfaqësuesve të institucioneve me të cilat është iniciuar bashkëpunimi, në fillim të vitit të ardhshëm të vijnë te ne dhe të kontaktojnë drejtpërdrejtë me Muzeun më të mirë Metropolitan Museum of Art, Manhattan School of Music dhe Smithsonian museums ku do të ekspozohen ikonat impozante -ikona grafike nga mesjeta, një koleksion i muzeut në Prilep", theksoi Kostadinovska-Stojçevska. qa/

Foto: Ministria e Kulturës

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR