• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinov i priti Zaevin dhe Ciprasin në Komunës e Strumicës

Kostadinov i priti Zaevin dhe Ciprasin në Komunës e Strumicës

Strumicë, 2 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, sonte i priti ish-kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev në kabinetin e tij.

lajmin e kumtuan nga Komuna e Strumicës, ndërsa në të qëndron se Zaev dhe Cipras janë dy ish-liderë të cilët i ngritën rampat mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe e trasuan rrugën e miqësisë, mirëkuptimit, respektit të ndërsjelltë, i afruan dy popujt dhe e përforcuan bashkëpunimin e përjgithshëm mes dy shteteve.

"Është e shkëlqyeshme ndjenja kur bisedon me politikanë të guximshëm dhe të vendosur dhe kur je në linjë të njejtë me ta, sepse vetëm ashtu mund të sigurosh të ardhme të sigurt për qytetarët, komunln dhe shtetin", qëndron në deklaratën e transmetuar të kryetarit të Komunës së Strumicës.

Përndryshe, në kabinet, në të cilin plot tre Zaev e kreu funksionin e kryetarit të Komunës, Kostadinov bisedoi me dy mysafirët për funksionimin e Komunës, zhvillimin e saj, sfidat e reja dhe gjendjet në shtet dhe rajon. ab/

Foto: Komuna e Strumicës

QËNDRONI TË LIDHUR