• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kostadinoska-Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme, Qeveria teknike është e gatshme ta mundësojë këtë

Kostadinoska-Stojçevska: Zgjedhjet do të jenë të suksesshme, Qeveria teknike është e gatshme ta mundësojë këtë

Shkup, 28 janar 2024 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politilës Sociale, Bisera Kostadinoska-Stojçevska, e cila edhe në Qeverinë teknike vazhdon ta kryejë funksionin, në një postim në Fejsbuk ka shkruar se zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe se Qeveria teknike është e gatshme ta mundësojë këtë.

"Përbërja e re e Qeverisë vazhdon me punë të prioriteteve dhe qëllimeve të projektuara. Në 100 ditët e ardhshme kemi përgjegjësi të madh dhe detyrim që të zbatojmë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike, që të mos lëmë hapësirë për dyshim, as shkak që të njolloset rezultati zgjedhor. Dhe jemi të gatshëm për këtë", shkruan në publikim.

Sipas Kostadinoska-Stojçevskës, pjesëmarrja e të gjitha partive në Qeverinë teknike dhe bashkëpunimi i ndërsjellë është garanci se do të punojnësë bashku në organizimin e zgjedhjeve, që është në interes të qytetarëve dhe të ardhmes së shtetit.

"Jam e sigurt se do të kemi zgjedhje të suksesshme parlamentare dhe presidenciale, në kushte demokratike, në të cilat qytetarët do të vendosin që shteti të ecë përpara dhe të ruajë rrugën e tij proevropiane. Urime mandatarit të ri Xhaferi dhe të gjithë anëtarëve të Qeverisë teknike. Qoftë e suksesshme puna jonë", thotë në postim Kostadinovska-Stojçevska. mb/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR