• e martë, 26 nëntor 2024

KosovaPres: Rritet prania e policës së Kosovës, EULEKS-it dhe KFOR-it në veri të Kosovës

KosovaPres: Rritet prania e policës së Kosovës, EULEKS-it dhe KFOR-it në veri të Kosovës

Prishtinë, 26 shtator 2023 (MIA) - Një numër më i madh i automjeteve të Policisë së Kosovës, të Misionit të Bashkimit Evropian për sundim të së drejtës, EULEKS, dhe të misionit paqësor të NATO-s në Kosovë, KFOR, po lëvizin në udhëkryqin e fshatit Banjskë, ku të dielën, më 24 shtator, ndodhi sulmi i armatosur, në të cilin humbën jetën një polic kosovar dhe së paku tre nga grupi prej mbi 30 sulmuesve të armatosur dhe të maskuar, lajmëroi agjencia KosovaPress nga vendi i ngjarjes.

Sipas korrespondentit të KP-së, disa nga automjetet po kthehen drejt manastirit të atjeshëm ortodoks, përderisa të tjerat vazhdojnë drejt vendkalimit kufitar me Serbinë, Jarinje.

Një numër  më i madh i pjesëtarëve të policisë, siç transmeton MIA, prej dje vërehen në magjistralen Zveçan – Leposaviq – Jarinje.

Gjithashtu, helikopteri i KFOR-it kohë pas kohe po e vëzhgon situatën nga ajri në atë rajon.

Burime të KP-së bëjnë me dije se në rrethinën e manastirit policia ka identifikuar edhe një automjet në të cilin, ekziston dyshimi, se ka armatim.

Situata në atë pjesë të shtetit për momentin është e qetë, lajmëron agjencia kosovare e lajmeve. ia/

 

QËNDRONI TË LIDHUR