• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kosova vendosi sanksione ndaj grupit Vagner

Kosova vendosi sanksione ndaj grupit Vagner

Prishtinë, 22 mars 2023 (MIA) - Qeveria e Kosovës ka plotësuar vendimin për sanksione kundër grupit mercenar rus Vagner në përputhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e kanë cilësuar  si “organizatë kriminale transnacionale”, për shkak të së cilës që  deri në fillimin e luftës në Ukrainë veproi si një instrument i fuqisë ruse në dhjetëra vende.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se sanksionet kundlr Grupit Vagner po vendosen me qëllim që të dobësohen kapacitetet e Federatës Ruse të zhvillojë luftë kundër Ukrainës.

“Për këtë shkak Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të Qeverisë të marrë më (16 maj të vitit 2022), për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA-ja e që implementohen nga Republika në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Vagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, tha Bislimi. 

 Vagner është një ushtri mercenare e themeluar në vitin 2014 nga shtetasi rus Evgenij Prigozhin, i cili është i afërt me Kremlinit. Grupi është nën sanksione nga Bashkimi Evropian që nga dhjetori ivitit 2021 për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut në konfliktet e armatosura në mbarë botën.

Ky grup gjithashtu është i përfshirë në mënyrë aktive në luftën në Ukrainë, ndërsa kohët e fundit mercenarët e tij kosiderohen për një forcë e rëndësishme në përpjekjet e Rusisë për të marrë kontrollin mbi Bahmutin.

Qeveria e Kosovës paraprakisht vendosi sanksione ndaj Rusisë në përputhje me sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian për shkak të invadimit të Ukrainës. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR