• e shtunë, 10 janar 2026

Kosova ndalon importin e mishit të pulës ga Brazili për shkak të gripit të shpendëve

Kosova ndalon importin e mishit të pulës ga Brazili për shkak të gripit të shpendëve

Prishtinë, 20 maj 2025 (MIA) - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka ndaluar importin e mishit të pulës dhe produkteve të tjera të shpendëve nga Brazili për shkak të paraqitjes së gripit të shpendëve.

Ndalimi i përkohshëm hyn në fuqi menjëherë dhe është në përgjigje të një rasti të konfirmuar të gripit të shpendëve në një fermë komerciale në shtetin brazilian Rio Grande. Agjencia thekson se autoritetet braziliane raportuan për paraqitjen e gripit të shpendëve më 16 maj.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek shpendët dhe në raste të rralla, mund të transmetohet edhe te njerëzit. Megjithëse nuk ka prova që konsumimi i mishit apo vezëve të shpendëve mund të transmeton infeksionin, ndalimi i importit është një masë paraprake për të garantuar sigurinë ushqimore të qytetarëve", theksohet në kumtesën e Agjencisë së ushqimit dhe vetenarisë së Kosovës. 

Agjencia thekson se ky vendim është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe veprimet e ndërmarra nga vende të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën dhe vende tjera të cilat kanë pezulluar importet e mishit të pulës nga Brazili pas konfirmimit të epidemisë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR