• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kosova me notë proteste për Maqedoninë e Veriut për incidentin me presidenten Osmani në aeroportin e Shkupit

Kosova me notë proteste për Maqedoninë e Veriut për incidentin me presidenten Osmani në aeroportin e Shkupit

Prishtinë, 3 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njoftoi se të premten i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit me Presidentie e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi korrespondeni i MIA-s nga Prishtina.

Sipas kumtesës së MPJ-së, presidentja Osmani është përballur me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga sigurimi i aeroportit të Shkupit.

"Ministrja (Donika) Gërvalla ka dërguar një notë proteste autoriteteve në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident. Në të njëjtën kohë, nga autoritetet e RMV-së është kërkuar që të marrin masa të menjëhershme për ndriçimin e rastit dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Gërvalla, sipas kumtesës, menjëherë pas incidentit të enjten në mbrëmje dhe të premten është takuar me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë për të kërkuar sqarim për rastin.

“Ministrja Gërvalla ka realizuar sot një takim në MPJ me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Arben Fetai, me të cilin kanë diskutuar rreth incidentit në fjalë dhe nevojën e ndermarrjes së veprimeve të shpejta institucionale. Në kuadër të veprimeve të ndermarra, Ministrja Gërvalla ka pranuar sot pasdite edhe një telefonatë nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, gjatë së cilës u shprehën shqetësimet e institucioneve të Kosovës pas incidentit të djeshëm”, theksohet në kumtesën.

Presidentes Osmani, sipas kumtesës që e ka publikuar Presidenca, të enjten është tentuar t'ia marrin telefonin nga sigurimi i aeroportit të Shkupit. Madje, siç thonë ata, ka pasur tentim për ta shtyrë fizikisht Osmanin.

Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit ka tentuar t’ia marrë Presidentes Osmani telefonin personal të saj, madje ka tentuar edhe ta shtyjë fizikisht presidenten.

Presidenca e Republikës së Kosovës në kumtesën për opinionin e shpreh indinjatën e saj për “deklaratat e papranueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut”, si dhe për “propagandën që po zhvillohet kundër Republikës së Kosovës”. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR