• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kosovë: Procesi i Berlinit është një nga platformat më të mira për zhvillim ekonomik

Kosovë: Procesi i Berlinit është një nga platformat më të mira për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 22 maj 2024 (MIA) - Procesi i Berlinit është një nga platformat më të mira për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të rajonit, është vlerësuar sot në Prishtinë në takimin “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin me CEFTA-n”, transmeton Beta.

Takimi u organizua nga Komisioni parlamentar për integrime evropiane të Kosovës në bashkëpunim me Organizatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Kryetarja e Komisionit parlamentar, Rezarta Krasniqi deklaroi se Kosova është “e përkushtuar në zbatimin e reformave për të mirën e vendit dhe rajonit” dhe porositi se BE-ja duhet të heqë masat që janë vendosur kundër Kosovës gati një vit më parë.

"Procesi i Berlinit i nisur në vitin 2014 paraqet një platformë të rëndësishme për promovimin e zhvillimit ekonomik. Kosova ishte pjesëmarrëse aktive në Procesin e Berlinit dhe ne jemi të përkushtuar në forcimin e rritjes ekonomike. Përfshirja e Kosovës tregon gatishmërinë tonë të punojmë me fqinjët tanë", ka thënë Krasniqi.

Ajo shtoi se “kur Kosova të kryesojë me organizatën e CEFTA-s në vitin 2025, do t'i përkushtohet rritjes së lehtësimit të tregtisë dhe forcimit të tregut më konkurrues dhe më të integruar”.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR