Kosovë: PDK, LDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen në një takim të ftuar nga presidentja Osmani
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje bëri thirrje që presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë në takim partitë, për të diskutuar për situatën në Kuvend, konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare të njoftuar nga zyra e presidentes.
- Post By Sara Ademi
- 09:42, 9 maj, 2025
Prishtinë, 9 maj 2025 (MIA) - Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje bëri thirrje që presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë në takim partitë, për të diskutuar për situatën në Kuvend, konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare të njoftuar nga zyra e presidentes.
Lidhur me këtë, PDK ka thënë se do të marrë pjesë në këtë takim. Këtë e konfirmoi Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e partisë.
Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka komentuar për njoftimin për një takim me presidenten.
Zyra e Presidentes Osmani njoftoi dje se së shpejti do të kontaktojë palët për një takim gjithëpërfshirës.
"Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës", ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media. sa/
foto: Arkivi i MIA-s