• e martë, 26 nëntor 2024

Kosovë: Haradinaj paralajmëron krijimin e aleancës opozitare për rrëzimin e "qeverisë antishtetërore të Kurtit"

Kosovë: Haradinaj paralajmëron krijimin e aleancës opozitare për rrëzimin e

Prishtinë, 27 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Kosova, sipas tij, "për shkak të politikave të dëmshme të kryeministrit Albin Kurti rrezikon të humb “çdo gjë që ka arritur deri tani, veçanërisht miqësinë me SHBA-në”, bën të ditur korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes faqes së tij në rrjetin social Fejsbuk, Haradinaj ka thënë se duhet t’i jepet fund “qeverisjes antishtetërore të Albin Kurtit”, për të cilën AAK ka filluar negociatat për krijimin e aleancës opozitare.

Haradinaj pas mbledhjes së kryesisë së partisë të mbajtur në Pejë, informoi se AAK-ja ka iniciuar “aktivitete konkrete për mobilizimin, zgjerimin dhe forcimin e aleancës”, e cila, siç tha ai, “krijoi bërthamën e vet me subjektet tjera opozitare, si p.sh. Nismën Socialdemokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe Listën Konservatore”.

“Ky bashkim politik do të rritet dhe ne nuk do të ndalemi derisa të krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse”, ka shkruar Haradinaj.

Ish kryeministri i Kosovës ka theksuar se “Kosova është e përcaktuar në rrugën e vet euroatlantike dhe partneritetin me aleatët, veçanërisht Amerikën”. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR