• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kosovë: Dymbëdhjetë minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

Kosovë: Dymbëdhjetë minatorë lëndohen në Minierën e Trepçës

Prishtinë, 17 janar 2024 (MIA) - Miniera "Trepça" njoftoi se në aksidentin gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik janë lënduar 12 minatorë, transmetojnë mediat e Kosovës.

"Sot me datë 17.01.2024, në minierën e Stantërg-ut në ora 12:35, në horizontin e XI, ka ndodhur një aksident gjatë pastrimit të gypave të pompave me acid sulfurik. Gjatë mirëmbajtjes së gypave ka ndodhur rrjedhje e acidit sulfurik nga bombola, me ç ‘rast janë lënduar 12 punëtorë të minierës së Stantërg-ut”, thuhet në njoftimin e minierës  "Trepça".

Sipas tyre ekipet shpëtuese të minierës kanë reaguar me shpejtësi për evakuimin e punëtorëve të lënduar nga miniera dhe dhënien e ndihmës së parë duke vazhduar me trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

"Nga stafi i mjekëve kompetent u njoftuam se gjendja e punëtorëve të lënduar është në përmirësim e sipër, tetë prej tyre janë me lëndime më të lehta të cilët po marrin trajtimin mjekësor në emergjencë dhe dy prej tyre janë me lëndime më të rënda por të mjekueshme të cilët po marrin trajtimin mjekësor në qendrën e oftalmologjisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës", thuhet në njoftim. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR