Koshta: Vendimi i Izraelit për ta marrë Gazën do të ketë pasoja ndaj marrëdhënieve me BE-në
- Vendimi i Izraelit për ta marrë kontrollin ndaj qytetit të Gazës duhet të ketë pasoja ndaj marrëdhënieve mes BE-së dhe Izraelit, kumtoi sot kreu i Këshillit të të Evropës. Antonio Koshta. Ai shtoi se çështja do të diskutohet në nivel të Këshillit të BE-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:48, 8 gusht, 2025
Bruksel, 8 gusht 2025 (MIA) - Vendimi i Izraelit për ta marrë kontrollin ndaj qytetit të Gazës duhet të ketë pasoja ndaj marrëdhënieve mes BE-së dhe Izraelit, kumtoi sot kreu i Këshillit të të Evropës. Antonio Koshta. Ai shtoi se çështja do të diskutohet në nivel të Këshillit të BE-së.
Në kumtimin në rrjetin X, Koshta i bëri thirrje Qeverisë izraelite ta rishqyrtojë vendimin e vet.
"Ai vendim jo vetëm që e shkelë marrëveshjen me BE-në, të cilën e kumtoi përfaqësuesi i lartë më 19 korrik, por i shkelë edhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe vlerat universale", theksoi Koshta.
Situata në Gazë mbetet dramatike, tha Koshta, duke shtua se vendimi i qeverisë izraelite vetëm do ta përkeqësojë.
"Vendimi me dy shtete mbetet zgjidhja e vetme e qëndrueshme, afatgjate për apqe dhe siguri në Izrael dhe rajon".
Kabineti i sigurisë së Izraelit e miratoi planin e kryeministrit Benjamin Netanjahu - Forcat izraelite mbrojtëse (IDF) ta marrin kontrollon ndaj qytetit të Gazës. ab/