Koshta dhe Fon der Lajen për vizitë në Brazil
- Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do të udhëtojnë për Rio de Zhanejro, ku do të mbajnë takim, me presidentin brazilian Inasio Lula da Silva.
- Post By Sara Ademi
- 07:47, 16 janar, 2026
Bruksel, 16 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot do të udhëtojnë për Rio de Zhanejro, ku do të mbajnë takim, me presidentin brazilian Inasio Lula da Silva.
Siç kumtoi Këshilli Evropian, ky takim trilateral duhet të kontribuojë për përforcimin e lidhjes së fuqishme mes BE-së dhe Brazilit dhe plotësisht t'i përforcojë marrëdhëniet dypalëshe.
"Brazili është partner kyç i Bashkimit Evropian në tregti, investime, klimë, multilateralizëm, rend të bazuar në rregulla, demokraci dhe të drejta të njeriut. Kryesimi i fundit brazilian me Merkosur ishte kyç për avancimin e negociatave për marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Merkosur, duke e trasuar rrugën deri në nënshkrimin e tij", kumtoi Këshilli Evropian.
BE-ja është e partneri i dytë më i madh i Brazilit dhe investitori i tij më i madh i huaj, me mbi 300 miliardë euro investime të drejtpërdrejta.
Sipas Këshillit Evropian, pasi Lula da Silva e mori funksionin e presidentit në vitin 2023, marrëdhëniet mes BE-së dhe Brazilit morën dinamikë të re, me dialogje të ripërtërira dhe të reja politike dhe sektoriale për klimën, energjinë, transformimin digjital, sigurinë dhe shëndetin publik.
"BE-ja dhe Brazili, gjithashtu, bashkëpunojnë në KB dhe G20, në kuadër të samitit BE-CELAC, dhe përmes nismave të reja siç janë Aleanca globale kundër urisë dhe varfërisë dhe koalicioni G20 për prodhimtari rajonale të vaksinave", shtohet në njoftim.
Nga Rio, Koshta dhe Fon der Lajen do të udhëtojnë në kryeqytetin Asunsion të Paraguajit, ku nesër do të firmosin dy marrëveshje mes BE-së dhe Merkosur së bashku nga presidenti i Paraguajit, Santiago Penja Palasios, i cili është kryesues aktual i organizatës së shteteve të Amerikës Jugore. sa/
Foto: Këshilli Evropian