• e diel, 19 janar 2025

Koshta: Bilateralizimi i zgjerimit nuk është i drejtë dhe duhet ta shmangim

Koshta: Bilateralizimi i zgjerimit nuk është i drejtë dhe duhet ta shmangim

Bruksel, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Procesi i zgjerimit është i bazuar në meritë dhe vetëm merita mund të jetë bazë për vlerësimin e progresit në anëtarësim, deklaroi sonte kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në konferencë për shtyp pas përfundimit Samitit BE- Ballkani Perëndimor, në të cilin ka marrë pjesë kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me liderët e anëtarëve të Unionit dhe të vendeve të rajonit.

"Bilateralizimi nuk është një mënyrë e drejtë në zgjerim dhe ne duhet ta shmangim atë. Unë personalisht jam i përkushtuar në përpjekjen për të kapërcyer këto probleme dypalëshe, sepse ne duhet ta shohim zgjerimin si një investim shumë të rëndësishëm gjeopolitik, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe një interes të përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së", tha Koshta në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për rastet kur disa anëtarë të Unionit bllokojnë kandidatët për anëtarësim në rrugën e tyre evropiane për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Pikërisht për këtë, sipas tij, procesi i anëtarësimit duhet të përshpejtohet me përkushtim të madh dhe duke tejkaluar problemet bilaterale, të cilat ndonjëherë vihen në tavolinë dhe duhet të zgjidhen.

Në përgjigje të pyetjes se çfarë do të bëjë Komisioni Evropian për të ndryshuar këtë praktikë, kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, tha se kur parashikohet se duhet konsensus për një çështje, atëherë edhe për ndryshimin e atij rregulli duhet konsensus.

“Përvoja ime nga vitet e kaluara është se gjëja më e rëndësishme është angazhimi për të kapërcyer këto bllokime, për të gjetur zgjidhje, për të gjetur kompromise”, tha Fon der Lajen.

Sipas saj, përpjekje të tilla ndonjëherë ngadalësojnë procesin, por gjithmonë japin rezultate.

"Nëse e shikoni Bashkimin Evropian në tërësi, ai është një histori e gjetjes së kompromiseve dhe zgjidhjeve për problemet ekzistuese. Jam  bindur për këtë, tha Fon der Lajen. ls/

Foto: Skrinshot 

QËNDRONI TË LIDHUR