• e premte, 05 dhjetor 2025

Koshta: Është koha për veprim për ruajtjen e oqeaneve

Koshta: Është koha për veprim për ruajtjen e oqeaneve

Bruksel, 9 qershor 2025 (MIA) – Oqeanet janë kyçe për luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe ata i afrojmë njerëzit nga kontinente të ndryshme, të cilët e ndajnë trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit, porositi sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në fjalimin në Konfederatën e KB-së për oqeanet, që mbahet në qytetin francez në Nicë. 

“Sot jemi këtu sepse e dimë diagnozën, i dëgjuam porositë e qarta nga Planeti ynë dhe duam që angazhimi i përhershëm kundër ndryshimeve klimatike dhe humbja e biodiversitetit është gjithnjë e më akute. Nuk është çështje vetëm e diagnozës. Tani është koha për aksion”, tha Koshta. 

Ai theksoi se përmes Paktit Evropian të Oqeaneve, që do të promovohet sot pasdite në Nicë, BE-ja ndërmerr aksion të përbashkët e drejtuar drejt ruajtjes dhe menaxhimit me oqeanet. 

“Para së gjithash, duhet të veprojmë në nivel evropian me qasje ndërsektoriale të bazuar në shkencë, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zhvillimi i ekonomisë blu të bazuar në hulumtim dhe siguri”, theksoi Koshta. 

Ai përkujtoi se BE-ja tashmë e ratifikoi Marrëveshjen për qiellin e hapur, me çka, siç tha, vendet e tyre anëtare treguan se janë të përkushtuar të kontribuojnë për zbatimin e saj. Në atë kontekst, Koshta bëri thirrje edhe në shtetet e tjera që ta ratifikojnë Marrëveshjen me qëllim që ai të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.  

“Përfundimisht, duhet ta veprojmë edhe në mënyrë shumëpalëshe, duke i mbështetur edhe Kombet e Bashkuara, sepse në nivel shumëpalësh mund të përballemi me problemet globale të cilat ndikojnë në njerëzimin dhe t’i realizojmë qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Koshta. 

Sipas tij, që të realizohen të gjitha këto nisma për tejkalimin e problemeve kryesore, që të mbrohen oqeanet dhe Planeti dhe që të shpëtohet njerëzimi, do të nevojitet shumë punë. fc/

Foto: Këshilli Evropian 

QËNDRONI TË LIDHUR