Kos: Liderët e vendeve kandidate kanë rol kyç në procesin qasës
- Liderët e vendeve kandidate për anëtarësim në BE kanë një nga rolet kryesore në procesin e inkuadrimit, deklaroi sot në Bruksel, komisarja evropiane Marta Kos para fillimit të Konferencës së gjashtë paraqasëse Shqipëri-BE.
- Post By Fami Bajrami
- 11:24, 16 shtator, 2025
Bruksel, 16 shtator 2025 (MIA) - Liderët e vendeve kandidate për anëtarësim në BE kanë një nga rolet kryesore në procesin e inkuadrimit, deklaroi sot në Bruksel, komisarja evropiane Marta Kos para fillimit të Konferencës së gjashtë paraqasëse Shqipëri-BE.
"Nëse liderët demonstrojnë një orientim të vërtetë pro-evropian, atëherë edhe qytetarët kanë ndjesinë se vendi i tyre po lëviz në drejtimin e duhur", tha Kos.
Sipas saj, Shqipëria është ajo që po tregon se me liderizëm të fortë janë të mundshme ndryshime pozitive.
"Kur ata japin rezultate edhe Bashkimi Evropian jep rezultate dhe i mbështet ata, por gjithçka varet nga parimi i meritave", theksoi komisarja evropiane për zgjerim.
Kos rikujtoi se Shqipëria po hap sot klasterin e pestë nga gjashtë të negociatave - Klasteri 4 "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme", duke vlerësuar se nëse tempi aktual i procesit të negociatave vazhdon të gjitha klasterët mund të hapen gjatë këtij viti.
"Qëllimi i Qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë pjesën teknike të negociatave në procesin e aderimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian mbështet këtë vizion të Qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama", shton Kos.
Konferencë paraqasëse Shqipëri-BE mbahet para seancës së sotme të Këshillit për Çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK), ku një nga pikat janë raportet e Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës në vitin 2025 në shtetet anëtare dhe kandidatët për anëtarësim, përfshirë edhe vendin ku do të marrë pjesë madje ministri për Çështje evropiane, Orhan Murtezani.
Foto: printskrin