• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kos: Do të punoj në atë që çështjet dypalëshe të mos importohen në procesin e zgjerimit

Kos: Do të punoj në atë që çështjet dypalëshe të mos importohen në procesin e zgjerimit

Bruksel, 7 nëntor 2024 (MIA) – Problemet dypalëshe nuk duhet të mbeten pengesa të përhershme në rrugën drejt Brukselit dhe prandaj do të punojë që çështjet dypalëshe të mos importohen në procesin e zgjerimit, deklaroi kandidatja për komisioner të ri evropian për zgjerim, Marta Kos, në fjalimin e sotëm para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit evropian (AFET).

“Presim që vendi kandidat Maqedonia e Veriut të ndryshojë Kushtetutën siç premtoi, asgjë më shumë dhe asgjë më pak”, theksoi Kos në përgjigje të pyetjes së eurodeputetit bullgar nga partia nacionaliste “Prerodba”,

Stanisllav Stojanov, në lidhje me, sipas tij, “përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të shtyrë ose kufizuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat do të mundësohej barazi e bullgarëve me pjesët tjera të popujve”.

Kos theksoi se ndryshimet kushtetuese janë oblifim për vendin, të theksuara edhe në raportin e këtij viti për ecurinë e rrugës evropiane të kandidatëve për anëtarësim, duke shtuar se në procesin e anëtarësimit në BE, duhet të respektohen sundimi I ligjit, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pjesëtarëve të pakicave.

Në pyetjen shtesë të Stojanovit, se si planifikon në përmbushjen e angazhimeve të saj për zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjeve ndërmjet vendeve kandidate dhe anëtarëve të BE-së, të mbrojë interesat e shteteve që janë pjesë e Unionit, Kos theksoi se kur është fjala për bilateralizim, është normale që prioritet do të kenë interesat e anëtarëve të bllokut, por se ajo së bashku me kolegët e saj do të punojnë në atë “që të mos importohen çështjet dypalëshe në procesin e zgjerimit”.

"Por, kemi një situatë si në vendin tuaj, që tani është pjesë e kësaj, dhe pasi e kemi procesin e negociatave, kemi shumë më tepër mjete për të ndihmuar vendet kandidate, kurse nga ana tjetër edhe vendet anëtare të gjejnë zgjidhje. Nuk ka rrugë tjetër dhe nuk mund të vendos një datë se sa do të zgjasë kjo. Mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në bazë të parimeve të vlerave tona. Ndihma për vendet kandidate dhe vendet anëtare do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e punës sime. Nuk ka rrugë tjetër", theksoi Kos.

Në fjalimin hapës, Kos thekson se procesi i zgjerimit është një maratonë, e jo sprint dhe ai duhet të bazohet në parimin e meritave individuale, por se duhet të punohet në integrimin gradual të vendeve kandidate në sektorët kyç, para së gjithashtë në tregun e përbashkët. 

"Duhet t'i pranojmë vetëm ata anëtarë të rinj që do të vendosen për parimet kyçe të Evropës, siç janë demokracia dhe sundimi i ligjit", tha kandidatja për komisione evropian për zgjerim. 

Kos u zotua se do të sigurojë që të gjitha vendet e përfshia në zgjerim të jenë të përgatitura mirë në këtë proces, por gjithashtu e theksoi edhe nevojën për një përkushtim të fortë evropian ndaj vendeve kandidate.
"Dua të shoh rezultate konkrete në procesin e anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor. Le ta kthejmë këtë mundësi në realitet për Ballkanin Perëndimor. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë elementë kyç të procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Nëse konfirmoni zgjedhjen time, do të përfshihem më shumë në tejkalimin e problemeve dypalëshe dhe gjetjen e zgjidhjeve. Ato nuk duhet të mbeten pengesa të përhershme në rrugën për në Bruksel", u tha Kos eurodeputetëve.

Kos u përqëndrua edhe në lirinë e mediave tek kandidatët për anëtarësim, duke theksuar se një vend që nuk garanton lirinë e fjalës dhe lirinë mediatike, nuk mund të bëhet anëtar i BE-së.

Ajo gjithashtu u angazhua për bashkëpunim të ngushtë me Ukrainën, duke mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin e saj në koordinim me G7 dhe partnerët ndërkombëtarë.

"Mbështetja e Ukrainës dhe hakmarrja ndaj agresionit rus është prioritet absolut", theksoi duke shtuar se negociatat e anëtarësimit të Ukrainës duhet të jenë "një yll udhëzues evropian për këtë komb heroik", si dhe se e njëjta gjë vlen edhe për Moldavinë.

Kos paralajmëroi dhe mbështetje për përpjekjet e KB-së për zgjidhjen e çështjes së Qipros, prej çka, ashtu siç theksoi, do të varet nga ritmi i marrëdhënieve midis BE-së dhe Turqisë në të ardhmen, si dhe se do të mbështesë përpjekjet për të promovuar paqen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

"Gjithmonë do t'i mbrojë të drejtat e njeriut, demokracinë, liritë themelore dhe sundimin e ligjit dhe do t'ju përkujtojë vendeve të përfshira në procesin e zgjerimit se nuk ka negociata për këto parime", shtoi Kos.
Sipas saj, nevoja është të ruhet integriteti i procesit të zgjerimit dhe me aktivitete konkrete të dërgohet në drejtim të integrimit gradual në BE për të dërguar një sinjal pozitiv për qytetarët e vendeve kandidate për anëtarësim.

Kos theksoi dhe se procesi i zgjerimit nuk duhet të bazohet vetëm në përmbushjen e kritereve përkatëse nga vendet kandidate për anëtarësim, por duhet të jetë edhe transparent dhe në lidhje me paratë që shpenzohen.

"Për t'u përgatitur vendet anëtare dhe BE-ja për zgjerim, paralelisht me të duhet të bëhen edhe reformat e brendshme të nevojshme të BE-së", tha Kos, duke bërë thirrje për përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në shtetet anëtare në këtë proces dhe apeloi që eurodeputetët të mbështesin zgjerimin dhe të shpjegojnë përfitimet tij para votuesve të tij.

Meqenëse, pas fjalimit të Kos, krahas anëtarëve të AFET-it, morën pjesë edhe eurodeputetë nga komisionet për liri civile, drejtësi dhe punë të brendshme (LIBE) dhe për çështje kushtetuese (AFCO) dhe nga Nënkomiteti për të drejtat e njeriut (DROI). rq/ls/

Foto: PE

 

QËNDRONI TË LIDHUR