• e hënë, 23 dhjetor 2024

Korridoret e gjelbra të CEFTA-s dhe Komunitetit të transportit drejt BE-së shënojnë një vit nga implementimi

Korridoret e gjelbra të CEFTA-s dhe Komunitetit të transportit drejt BE-së shënojnë një vit nga implementimi

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Korridoret e para të gjelbra të CEFTA-s dhe Komunitetit të Transportit drejt BE-së (Greqi) shënojnë një vit nga implementimi i tyre. Kjo nismë, e mundësuar përmes sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED+, po riformëson bashkëpunimin doganor dhe po përshpejton tregtinë ndërmjet CEFTA-s dhe BE-së.

Sistemi SEED+, i cili financohet plotësisht nga BE-ja, mundëson shkëmbim të sigurt dhe efikas të të dhënave ndërmjet administratave doganore, duke përmirësuar analizat e rrezikut dhe duke reduktuar ndjeshëm kohën dhe kostot e pritjes. Fleksibiliteti dhe përshtatshmëria e tij sigurojnë tregtim pa probleme dhe minimizojnë barrën administrative.

"Nisma Korridore të gjelbra demonstron përkushtimin e CEFTA-s dhe BE-së për të promovuar tregtinë dhe për të ndërtuar lidhje më të ngushta ekonomike ndërmjet tyre. Ajo jo vetëm që dëshmoi efektivitetin e saj, por gjithashtu hodhi themelet për bashkëpunim të përmirësuar në të ardhmen, duke inkurajuar një lidhje më të fortë midis CEFTA-s dhe BE-së. Duke optimizuar proceset doganore dhe duke siguruar menaxhim efikas të kufirit, nisma mbështet bizneset në zgjerimin e tregjeve të tyre dhe me kosto më të ulëta, tha Danijela Gaceviq, u.d drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Stefan Bogoev, drejtor i Drejtorisë doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deklaroi se drejtoria është e përkushtuar për lehtësimin e tregtisë në çdo aspekt, duke rritur kështu konkurrencën e kompanive tregtare në tregun ndërkombëtar, duke garantuar në të njëjtën kohë efikasitetin dhe sigurinë e menaxhimit kufitar.

 

Sipas Xhorxh J. Picilus, guvernator i Drejtorisë së pavarur për të ardhura publike të Republikës së Greqisë, pjesëmarrja e tyre në nismën Korridorët e gjelbër është e një rëndësie të madhe.

Matej Zakonjshek, drejtor i Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të transportit të EJL-së, tregoi se viti i parë i zbatimit të Korridoreve të gjelbra me BE-në ishte një moment historik i rëndësishëm për lidhjen dhe transportin në rajon.

"Kjo nismë i afroi ekonomitë, duke përmirësuar procedurat kufitare dhe duke reduktuar kohën e pritjes. Suksesi i këtyre Korridoreve të gjelbër nënvizon rëndësinë e tyre për përmirësimin e lidhjes, lehtësimin e flukseve tregtare dhe forcimin e integrimit rajonal. Siç vazhdojmë të ndërtojmë mbi këtë arritje, ne presim me padurim përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve të transportit dhe kultivimin e marrëdhënieve më të ngushta ekonomike me partnerët tanë të BE-së", tha Zakonjshek.

Të dhënat e mbledhura gjatë vitit të parë të nismës me Greqinë do të shërbejnë si bazë për analizat e ardhshme. Korridoret e gjelbra brenda CEFTA-s treguan se koha e pritjes në gjysmën e parë të vitit 2023 u ul mesatarisht për 10 minuta për kamion, duke rezultuar në një kursim total prej 5459 ditësh krahasuar me të dhënat e vitit 2022.

Një memorandum mirëkuptimi për shkëmbimin e të dhënave është nënshkruar ndërmjet administratave doganore të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në korrik 2022, pas së cilës vijonë memorandumet e mirëkuptimit ndërmjet administratave doganore të Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi të nënshkruara në shtator 2022 dhe memorandumeve të mirëkuptimit ndërmjet administratave doganore të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi. Bashkëpunimi i krijuar shërben si bazë për të gjithë transportin dhe tregtinë e ardhshme nga të gjitha palët e CEFTA-s në vendet anëtare të BE-së. ls/

Foto: Cefta

QËNDRONI TË LIDHUR