• e premte, 05 dhjetor 2025

Korniza buxhetore 2028-34 dhe "njohja" e gjuhës katalonase, baske dhe gale tema kryesore të GAK

Korniza buxhetore 2028-34 dhe

Bruksel, 18 korrik 2025 (MIA) - Propozim-korniza shumëvjeçare financiare për periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034 dhe nisma e Spanjës për përfshirje të gjuhës katalanase, baske dhe gale në listën e gjuhëve zyrtare të bllokut do të jenë tema kryesore të mbledhjes së sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK).

Takimi i ministrave apo sekretarëve shtetërorë të vendeve anëtare të BE-së të angazhaur për çështje evropiane do të fillojë me prezantimin e prëfaqësuesve të Komisionit evropian të propozimit për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të bllokut për pas vitit 2027, pas çka do të pasojë debati politik për kornizën e propozuar.

Me këmbimin e mendimeve në GAK rreth Kornizës së ardhshme shumëvjeçare financiare në shumë prej 2.000 miliardë eurove, që Komisioni evropian e prezantoi të mërkurën, zyrtarisht fillojnë diskutimet mes vendeve anëtare rreth propozimit.

BE-ja e vendosë mekanizmin e Kornizës shumëvjeçare financiare prej vitit 1988 me qëllim që të sigurojë plan stabil për financim të prioriteteve pilitike të BE-së, mundësim të parashikueshmërisë së financave të bllokut dhe disiplinë buxhetore dhe për lehtësim të përgatitjes së buxheteve vjetore të Unionit.

Pas kësaj, anëtarët e GAK do të këmbejnë mendime për kërkesën e Spanjës për përfshirje të gjuhëve katalanase, baske dhe gale në Rregullativën nr. 1/1958, me të cilën konstatohen gjuhës të cilët janë në përdorim zyrtar në institucionet e BE-së.

Këtë propozim Spanja e parashtroi gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2023 dhe deri më tani për të u diskutua në disa mbledhje të GAK-së, por nuk ishte arritur pajtim për pranimin e tij.

Spanja më 1 korrik të këtij viti kërkoi që nisma për ndryshim të Rregullatores sërish të gjindet në agjendën e GAK-së.

krahas këtyre dy çështjeve është paraparë Kryesimi danez para anëtarëve të GAK-së ta prezantojë planin e vet për zbatim të agjendës për thjeshtësim të BE-së.

Me Këshillin do të kryesojë ministrja daneze për çështje evropiane, Mari Bjere. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR