• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koreja e Veriut ka mbyllur çerekun e ambasadave të saj

Koreja e Veriut ka mbyllur çerekun e ambasadave të saj

Phenian, 3 nëntor 2023 (MIA) - Koreja e Veriut konfirmoi sot se do të mbyllë disa ambasada në një përpjekje për të "riorganizuar në mënyrë efektive objektet e saj diplomatike", ndërsa Koreja e Jugut pohon se këto mbyllje tregojnë se Pheniani lufton nën peshën e sanksioneve.

Sipas raportimeve të mediave dhe analistëve, Koreja Veriore është e pregatitur të mbyllë dhjetë ambasada, duke përfshirë edhe ato në Spanjë, Hong-Kong dhe në më shumë vende në Afrikë, që mund të nënkuptojë mbylljen e gati 25 për qind të misioneve të saj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut konfirmoi në faqen e internetit të Ministrisë se disa prej zyrave diplomatike po mbyllesh, duke shtuar se po hapen të reja.

"Ne kryejmë operacione për tërheqje dhe vendosje të përfaqësive diplomatike në përputhje me mjedise të ndryshueshme globale dhe politikat e jashtme kombëtare”, tha zëdhënësi, duke e përshkruar atë si aktivitet normal pa dhënë detaje.

Ministria e Koresë Jugore për Unifikimin, e cila merret me marrëdhëniet me Korenë e Veriut, theksoi se mbyllja e disa përfaqësive diplomatike nga Koreja e Veriut është shenjë se vendi po përballet me vështirësi në fitimin e këmbimit valutor për shkak të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura për testet e saj bërthamore dhe raketore. ss/mb/

Foto: Piksabej

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR