• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Koreja e Veriut ka lansuar raketa balistike drejt Detit Japonez

Koreja e Veriut ka lansuar raketa balistike drejt Detit Japonez

Phenian, 2 prill 2024 (MIA) - Koreja e Veriut sot ka lansuar raketa balistike drejt Detit Japonez, ndërsa raketa ra në ujërat jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë, kumtoi Ministria japoneze e Mbrojtjes.

Raketa është gjuajtur në orën 6:52 të mëngjesit sipas orës lokale, në drejtimin verilindor nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut dhe fluturoi më shumë se 650 kilometra në një lartësi maksimale prej rreth 100 kilometrash, njoftoi agjencia e lajmeve Kjodo.

Nuk ka raporte për dëme të aeroplanëve ose anijeve.

Qeveria japoneze ka dërguar notë proteste në Korenë e Veriut, deklaroi kryeministri Fumio Kishida, duke shtuar se lansimi i raketës balistike është shkelje e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR