• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Koreja e Veriut informon Japoninë se do të lansojë satelit

Koreja e Veriut informon Japoninë se do të lansojë satelit

Phenian, 27 maj 2024 (MIA) – Koreja e Veriut ka informuar Japoninë se brenda tetë ditësh do të lëshojë një raketë me satelit.

Përgatitjet për lëshimin filluan në mesnatë, ndërsa në informacionin janë identifikuar tre zona të rrezikut detar ku do të binin mbetjet e raketës - dy në perëndim të Gadishullit Korean dhe tjetra në lindje të ishullit Luzon të Filipines, kumtoi Roja bregdetare japoneze.

Zyrtarë nga Japonia, SHBA dhe Koreja e Jugut konfirmuan se do të ftojnë Korenë e Veriut të suspendojë planin, pasi çdo lëshim i raketës duke përdorur teknologjinë e raketave balistike do të përbënte shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara.  

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR