Koreja e Veriut gjuajti raketë balistike
- Shtatëmadhoria e Armatës së Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka gjuajtur raketë balistike në det, por nuk dha hollësira shtesë, si për shembull sa larg ka kaluar projektili.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:19, 30 gusht, 2023

Seul, 30 gusht 2023 (MIA) - Shtatëmadhoria e Armatës së Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut ka gjuajtur raketë balistike në det, por nuk dha hollësira shtesë, si për shembull sa larg ka kaluar projektili.
Lansimi ka ndodhur disa orë pasi SHBA-ja dërgoi bombardues me rreze të gjatë veprimi B1-B në Gadishullin Korean, si pjesë e një stërvitje të përbashkët ushtarake vjetore me Korenë e Jugut.
Paraprakisht këtë javë, mediat shtetërore të Koresë së Veriut njoftuan se lideri Kim Xhong-un ka urdhëruar ushtrinë të jetë e gatshme për betejë për të penguar "planet pushtuese të rivalëve të tij". qa/bsh/
Foto: EPA