Koreja e Veriut filloi të prodhojë dronë me ndihmë teknike nga Rusia
- – Koreja e Veriut prej dje filloi prodhimin e dronëve me ndihmë teknike nga Rusia, informon Servisi Publik Japonez (NHK) duke iu referuar burimeve anonime.
- Post By Fitore Curri
- 11:34, 9 shkurt, 2025
![Koreja e Veriut filloi të prodhojë dronë me ndihmë teknike nga Rusia](https://mia.mk/images/20250209113400_big_730x400_30.webp )
Tokio, 9 shkurt 2025 (MIA) – Koreja e Veriut prej dje filloi prodhimin e dronëve me ndihmë teknike nga Rusia, informon Servisi Publik Japonez (NHK) duke iu referuar burimeve anonime.
“Marrëveshja mundëson që Koreja e Veriut të zhvillojë edhe prodhimtari masive të disa llojeve të dronëve në koordinim me Rusinë”, informon NHK.
Sipas disa burimeve anonime, nisma për prodhimin e fluturakeve pa pilot sipas gjitha gjasave përfaqëson realizim të bashkëpunimit strategjik që ishte dakorduar në takimin ndërmjet presidentit rus Putin dhe liderit koreanoverior Kim Xhong – un.
Marrëveshja strategjike mes Rusisë dhe Koresë së Veriut përfshin tregti, investime, bashkëpunim politik dhe të sigurisë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s