• e martë, 24 dhjetor 2024

Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina e konfirmuan rëndësinë e denuklearizimit të Gadishullit Korean

Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina e konfirmuan rëndësinë e denuklearizimit të Gadishullit Korean

Seul, 27 maj 2024 (MIA) - Kryeministri japonez, Fumio Kishida deklaroi se vendi i tij, Koreja e jugut dhe Kina sot gjatë samitit trepalësh mes tyre e konfirmuan rëndësinë e denuklearizimit të Koresë së Veriut. Takimi trepalësh u zhvillua disa orë pasi Pheniani i publiko planet për lansimin e një rakete që dërgon një satelit spiun në orbitë.

Të tre liderët paralajmëruan gjithashtu se janë dakorduar të përmirësojnë bashkëpunimin trepalësh.

“Kemi vendosur të organizojmë takime të rregullta trepalëshe, tha presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jop në konferencën e përbashkët për shtyp.

Kishida theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se stabiliteti i Gadishullit Korean është një "interes i përbashkët" për tre vendet aziatike.

Gjatë takimit, kryeministri kinez Li Kiang u bëri thirrje të gjitha vendeve të tregojnë "përmbajtje" në Gadishullin Korean.

Më herët sot, qeveria japoneze kumtoi se Koreja e Veriut kishte njoftuar Tokion për planin e saj për të lëshuar një raketë në orbitë përpara datës 4 qershor. Nisja mund të përfshijë përdorimin e teknologjisë së raketave balistike, e cila shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në fillim të samitit trepalësh, kryeministri japonez Kishida i bëri thirrje Koresë së Veriut të anulojë një lëshim të planifikuar të satelitit, ndërsa kryesuesi i takimit, presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jol, tha se kjo do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global. Li Xhiang nuk e përmendi këtë çështje, por vetëm tha se roli i Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut është të "promovojë zhvillimin, të forcojë bashkëpunimin në Azinë Lindore dhe të sigurojë paqen dhe prosperitetin në rajon dhe në botë".

Gjatë një deklarate për mediat, Li Xhiang, i cili mori detyrën në mars 2023, bëri thirrje për një "zgjidhje politike" të çështjeve të lidhura me Korenë e Veriut përmes dialogut. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR