• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Koreja e Jugut e mban paradën e saj të parë të madhe ushtarake pas dhjetë vitesh

Koreja e Jugut e mban paradën e saj të parë të madhe ushtarake pas dhjetë vitesh

Seul, 26 shtator 2023 (MIA) - Në Korenë e Jugut sot do të mbahet parada e parë e madhe ushtarake në dhjetë vitet e fundit, gjatë së cilës do të shfaqen armë si raketat balistike dhe helikopterët sulmues si pjesë e demonstrimit të forcës  në kohën kur Seuli po ndërmerr një qëndrim më të ashpër ndaj Koresë së  Veriut.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, me paradën shënohet Dita e forcave të armatosura të Koresë së Jugut, e cila zakonisht festohet qetë në krahasim me ngjarjet masive të organizuara nga Koreja e Veriut nën udhëheqësinë e Kim Xhong Un, të cilat përfshijnë shfaqjen e armëve strategjike, siç janë raketat balistike interkontinentale.

"Mijëra ushtarë do të marrin pjesë në ngjarjen njëditore, ndërsa do të ekspozohen tanke të Koresë së Jugut dhe Artileri vetëlëvizëse, si dhe aeroplanë mbrojtës dhe drone.  Do t'u bashkangjiten 300 nga gjithsej 28.500 ushtarë amerikan me seli në vend", njoftoi Ministria jugokoreane e Mbrojtjes.

Pjesa më e rëndësishme e paradës së gjatë dy kilometra do të lëvizë nga zona kryesore tregtare dhe afariste në Seul në rrethin e zhurmshëm Gangnamun, që është hyrja e pallatit në zemër të Seulit.

Koreja e Jugut mbajti për herë të fundit një paradë ushtarake në rrugë në vitin 2013. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR