• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kopman: Plani i rritjes ofron përfitime të konsiderueshme, mund të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE

Kopman: Plani i rritjes ofron përfitime të konsiderueshme, mund të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE

Shkup, 22 janar 2023 (MIA) - Plani i rritjes ofron përfitime të konsiderueshme për 27 vendet anëtare të BE-së. Më shumë lehtësira doganore, infrastrukturë më e mirë kufitare, integrim i sistemit për regjistrimin e kompanive është e gjithë ajo që mund të ulë ndjeshëm koston e tregtisë, tha drejtori i përgjithshëm për fqinjësi dhe negociata për zgjerim në Komisionit Evropian, Ger Jan Kopman, në fjalimin në takimin e sotëm të liderëve kushtuar Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor. 

Ai theksoi se është i inkurajuar nga puna që Maqedonia e Veriut e ka arritur deri më tani dhe theksoi se mendon se Plani i rritjes mund potencialisht të ndryshojë rajonin, por mund edhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

“Jam i inkurajuar nga puna që Maqedonia e Veriut ka bërë deri më tani nga agjenda e reformave. Negociatorët tuaj me ekipet tona po bëjnë përparim të madh dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re në BE. Sot ne shohim planin e përbashkët rajonal në kuadër të Planit të Rritjes dhe besojmë se është kyç për nxitjen e rritjes dhe rritjen e ekonomisë. E përmend shpesh faktin që me hyrjen në BE tregtia rritet. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar", tha Gert Jan Kopmann.

Ai shtoi se është inkurajuar nga përkushtii personal i Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se është e nevojshme që vendet të bashkëpunojnë mes tyre, të mos ekzistojnë bllokada, sepse kostoja nga mosbashkëpunimi është shumë e lartë.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fjalimin në takimin e liderëve sot theksoi se për ata janë shumë më të rëndësishëm shiritat e gjelbër, se zona e vetme evropiane për pagesë.

 

"Këtë gjë ne e shohim si një nismë të madhe. Për ne, shiritat e gjelbër janë më të rëndësishëm, se zona e vetme evropiane për pagesë. Nuk e nënvlerësoj rëndësinë e zonës evropiane për pagesë, por për ne më të rëndësishme janë shiritat e gjelbër/ Kjo do të jetë një ndihmë e madhe që të krijohet një mjedis më i mirë biznesi për njerëzit tanë, por edhe për të gjithë të tjerët që duan të investojnë në këtë rajon", tha Vuçiq.

Ai përmendi se janë të hapur për ide sa herë që diskutohet për tregun e përbashkët rajonal. Ai theksoi se është e nevojshme që vendet të bien dakord për masat ekonomike përpara se të hyjnë në BE.

"Kam një kërkesë të madhe për të gjithë ju nga organizatat rajonale nga BE-ja, të na ndihmoni me disa çështje sepse do të duhet të zgjidhim disa probleme të vështira me të cilat do të përballemi. Dhe ju e dini se duhet të harmonizohemi kur flasim për masat ekonoike dhe politikat zëvendësuese para se të hyrjmë në BE", shtoi Vuçiq.

Vuçiq theksoi se kjo mund të jetë një gjë pozitive për lidhjen e rajonit, ashtu siç ishte me nismën e Ballkanit të Hapur.

"Gjithçka që kemi diskutuar deri tani është e mirë. Ne diskutuam për ekonominë, njerëzit dhe kjo është diçka që do të jetë gjithmonë emëruesi ynë i përbashkët", tha Vuçiq.

Në takimin e lidershipit sot marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor-6, USAID-it, më pas Fondacionit Shoqëria e Hapur, Qendra për Evropën, Këshilli Atlantik, si dhe disa institucione financiare ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Botërore. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR