• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Kopenhaga për herë të parë pas 13 viteve arriti në fazën eleminatore të Ligës së kampioneve, Mançester Junajted u eliminua

Kopenhaga për herë të parë pas 13 viteve arriti në fazën eleminatore të Ligës së kampioneve, Mançester Junajted u eliminua

Kopenhagë, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kopenhaga mbrëmë e mundi me rezultatin minimal 1:0 Galatasarajin në xhiron e 6-të, të fundit në Ligën e kampionëve dhe u pozicionua në vendin e dytë të grupit A.

Ashtu, klubi danez arriti në plej-ofin e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas sezonit 2010/11. Atëherë Kopenhaga e zuri vendin e dytë në grup me Barcelonën, Rubin Kazanin dhe Panatinaikosin, ndërsa humbi nga Çelsi në fazën e 1/8 së finales (0:2, 0:0).

Për dallim nga Kopenhaga, Mançester Junajted nuk arriti ta kalojë grupin, njëheri as të jetë i treti dhe të vazhdojë në Ligën e Evropës. Junajted ka humbur mbrëmë në shtëpi ndaj Bajernit të Mynihut me rezultatin 1:0.

Tabela përfundimtare e grupit A në Ligën e kampionëve : Bajerni i Mynihut 16 pikë, Kopenhaga 8, Galatasaraj 6 dhe Mançester Junajted 4 pikë. si/bsh/ 

Foto: Fejsbuk "F.C. København"

 

QËNDRONI TË LIDHUR