• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Koordinimi i parë i rregullt në Kuvend i kryetarit të ri Jovan Mitreski, seancë e re është caktuar më 7 shkurt

Koordinimi i parë i rregullt në Kuvend i kryetarit të ri Jovan Mitreski, seancë e re është caktuar më 7 shkurt

Shkup, 29 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, e mbajti të hënën koordinimin e parë të rregullt, pas zgjedhjes në këtë funksion.

Siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, në koordinim, përveç përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend, morën pjesë edhe nënkryetarët Goran Misovski dhe Hysni Ismaili, sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova dhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i Qeverisë. Të pranishëm ishin edhe zëvendëskoordinatori i GP-së së LSDM-së, Dime Vellkovski, koordinatori i GP-së së Aleancës për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov.

Në takim, siç bëhet e ditur në kumtesë, u shqyrtuan materialet e arritura në Kuvend në periudhën e kaluar, pas së cilës u caktua edhe seanca e parë e re, e cila do të fillojë më 7 shkurt.

Siç u konkludua, Kuvendi do të vazhdojë me dinamikën e rregullt dhe me kapacitet të plotë edhe në periudhën e ardhshme, deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet, në mënyrë që në ditët në vijim, edhe komisionet parlamentare do të punojnë me intensitet të plotë. fc/

Fotografia: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR