• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koordinimi i kryetarëve të komunave të Shkupit, në fokus të gjendjes aktuale në kryeqytet

Koordinimi i kryetarëve të komunave të Shkupit, në fokus të gjendjes aktuale në kryeqytet

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Me nismë të kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski sot në hapësirat e Komunës do të mbahet koordinim me kryetarët e komunave të Shkupit. Tema e konferencës për shtyp, siç është paralajmëruar, do të jetë gjendja aktuale në kryeqytet.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje nga komuna e Aerodromit tha se institucionet janë nën kompetencë të Qytetit të Shkupit ta kryejnë punën për të cilën janë paguar dhe të punojnë në interes të qytetarëve në kryeqytet, në të gjitha komunat, sepse qytetarët e meritojnë. Nëse nuk ka përparim për një javë, siç njoftoi, Qeveria do t'i shqyrtojë mundësitë për marrjen e ingerencave të tyre dhe për zgjidhjen e problemeve, si transporti publik i qytetit dhe higjiena komunale.

"Qytetarët reagojnë çdo ditë. Këtë çështje do ta ngre në seancën e ardhshme dhe do t'u bëj thirrje kompetentëve të "Higjienës Komunale" në qytetin e Shkupit që të punojnë për atë që paguhen, për atë që paguajnë qytetarët, sepse kjo që po ndodh sot në Shkup duket si gjithçka vetëm jo si kryeqyteti i një vendi që është pjesë e Aleancës së NATO-s dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE. Ne duhet t'i kemi bërë vetes pyetjen e cila në thelb është e rëndësishme, jo çfarë themi, por çfarë bëjmë në emër të atyre vlerave", tha Mickoski.

Nëse nuk ka progres, përkatësisht ndryshim të gjendjes së keqe në Shkup, kryeministri njoftoi se këtë çështje do ta hapë në seancën e ardhshme qeveritare.

"Nëse shohim që këtë javë nuk ka asnjë progres në lidhje me këtë çështje, në seancën e ardhshme të qeverisë planifikoj të flas hapur dhe të shkoj një hap më tej në atë që është detyrimi i qeverisë popullore, që është të veprojë në emër të thirrjeve që i marrim çdo ditë nga shkupjanët", tha Mickoski.

Ai tha se duhet të merret parasysh edhe ideja që secila nga komunat të marrë të drejtën për të krijuar ndërmarrjen e saj komunale dhe të trashëgojë asetet bazë nga NP "Higjiena Komunale".

Kryeministri Mickoski dhe kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski dje nënshkruan Memorandum për bashkëpunim, me të cilin, ndër të tjera, përcaktohen prioritetet dhe projeksionet e ardhshme të zhvillimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale në vend. sa/

 Foto: Arkivi i MIA-s dhe Qeveria 

QËNDRONI TË LIDHUR