• e diel, 22 dhjetor 2024

Koordinim i grupeve parlamentare para votimit të qeverisë së re

Koordinim i grupeve parlamentare para votimit të qeverisë së re
Shkup, 16 janar 2022 (MIA) – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sonte ka dhënë gjysmë orë pauzë në seancën ku po zhvillohet debati për zgjedhjen e qeverisë së re dhe ka ftuar koordinatorët në koordinim për pjesën përfundimtare të mbledhjes ku duhet të votohet për qeverinë. “Jap pauzë prej gjysmë ore dhe ftoj koordinatorët e grupeve parlamentare në konsultime për raundin e fundit nga katër folësit që të mbyllet cikli i folësve dhe fjalët përfundimtare të mandatarit. Me këtë pas pauzës të përmbyllim diskutimin lidhur me këtë çështje. Vazhdojmë në orën 21:45”, tha Xhaferi. Gjatë debatit të sotëm si dhe gjatë ditës së djeshme, deputetët opozitarë kanë theksuar se qeveria e re vetëm se do të vazhdojë hapave të pasuksesshme të asaj paraprake të cilët e ndoqën korrupsioni, krimi dhe skandalet. Ajo nuk ka legjitimitet dhe nevojiten zgjedhje të reja. Deputetët e pushtetit konsiderojnë se qeveria e deritashme mirë është përballur me sfidat e deritashme, ndërsa nga ajo e reja presin më shumë punë në interes të qytetarëve dhe vendit. Debati parlamentar për zgjedhjen e qeverisë së re zgjat maksimumi dy ditë, ndërsa zgjedhja e qeverisë votohet pas përfundimit të tij, pra jo më vonë se 24 orë në ditën e dytë ose në këtë rast të dielën deri në mesnatë. Qeveria zgjidhet nëse për të voton shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve në Kuvend. fab/

QËNDRONI TË LIDHUR