• e shtunë, 23 nëntor 2024

Konventa e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski

Konventa e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski

Shkup, 2 prill 2024 (MIA) - Kandidati presidencial Stevo pendarovski, i cili garon për mandat të dytë për shef të shtetit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale sot do të mbajë Konventë, në të cilën do ta prezantojë programin zgjedhor.

Më 4 prill fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtata presidenciale, në të cilat në rrethin e parë më 24 prill do të votohet për shtatë kandidatë. Zgjedhjet parlamentare janë më 8 maj, kur do të votohet edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve presideniciale.

Sipas shortit të javës së kaluar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në prani të përfaqësuesve të kandidatëve, i pari në listë do të jetë Pendarovski, i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni, e dyta do të jetë Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM, i katërti Bujar Osmani nga BDI, e pesta Biljana Vankovska Cvetkovska nga E Majta, i gjashti Arben Taravari nga Lidhja Evropiane për Ndryshim dhe i shtati Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.

Државната изборна комисија на денешната седница ќе го разгледа и усвои Извештајот на ДИК за преземените работи согласно член 153-а од Изборниот законик, за прифаќање на остатокот од мандатот

"Në pesë vitet e kaluara, së bashku ndërtojmë shoqëri demokratioke dhe civile. Kështu, të bahskuar edhe do të vazhdojmë. Duke filluar nga nesëmbrëma, para qytetarëve do ta prezantoj  programin për pesë vitet e ardhshme. Vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri, e cila do të bazohet në vlera evropiane", publikoi dje në Fejsbuk, Pendarovski.   

Pasi që në Kongresin e LSDM-së në fillim të marsit mori mbështetje për mandat të ri presidencial deklaroi se fronti i gjerë i mbsështetjes nuk është vetëm nder, por edhe detyrim për fushatë të përkushtuar, të ndershme dhe inkurajuese dhe për të fituar një fitore të re. 

null

Pendarovski, siç paralajmëroi shtabi i tij zgjedhor, planifikon gjatë fushatës prani të madhe në terren dhe përveç tubimeve më të mëdha nëpër qytete, janë parashikuar edhe shumë takime me qytetarë. Gjatë fushatës është planifikuar që Pendarovski ta vizitojë të paktën 60 vendbanime.

Ai dhe kundërkandidatëve të tij u ka propozuar master debate në fillim dhe në fund të fushatës, në të cilat ata do të duhet të parashtrojnë qëndrime të tyre, me të cilat do ta kërkojnë mbështetjen e qytetarëve.

Shtabi zgjedhor i Pendarovskit informoi javën e kaluar se shtabet zgjedhore të kandidatëve të tjerë presidencialë kanë arritur marrëveshje në parim për të mbajtur një master debat në terren neutral, me moderatorë neutralë. Të gjitha shtabet kanë dhënë pëlqimin në parim për idenë, por për disa detaje teknike ende janë duke u rënë dakord. Gjithashtu është konfirmuar se nuk do të ketë përjashtime të kandidatëve nga debati, pavarësisht kërkesave të disa kandidatëve për të përjashtuar rivalët e tyre.

Debati do të organizohet nga shtabet zgjedhore dhe po ashtu do të mbahet takim me mediat, për të gjetur një zgjidhje për mënyrën se si do të realizohet kjo ide. Secila parti do të ketë mundësinë të sjellë audiencën e saj dhe të gjitha mediat do të mund ta transmetojnë drejtpërdrejt. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR