Kontrolle të përforcuara të Inspektoratit të Tregut me rastin e "Black Friday" dhe mosrespektimit të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit
- Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë fundjavës do të bëjë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndërsa vëmendje e veçantë do t'i kushtohet aksioneve shitëse për "Black Friday" me qëllim të parandalimit të mashtrimit të konsumatorëve dhe aplikimit të veprimeve mashtruese tregtare.
- Post By Sara Ademi
- 13:52, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Inspektorati Shtetëror i Tregut gjatë fundjavës do të bëjë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme, ndërsa vëmendje e veçantë do t'i kushtohet aksioneve shitëse për "Black Friday" me qëllim të parandalimit të mashtrimit të konsumatorëve dhe aplikimit të veprimeve mashtruese tregtare.
Nga Inspektorati i Tregut bëjnë të ditur se në vazhdimësi pranojnë ankesa për pirjen e duhanit në objektet hotelierike, për këtë arsye do të bëhen inspektime konform Ligjit për mbrojtjen nga duhani.
Ata apelojnë tek të gjithë tregtarët dhe hotelierët që të respektojnë ligjet, si dhe t'i kryejnë aktivitetet dhe shërbimet e tyre konform rregullave ligjore.
"Gjithashtu inkurajojmë qytetarët që çdo parregullsi që e vërejnë ta lajmërojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk," thuhet në njoftimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s