• e diel, 19 maj 2024

Kontejnerët e vjetër të metalit në Strugë do të zëvendësohen me të rinj, të plastikës

Kontejnerët e vjetër të metalit në Strugë do të zëvendësohen me të rinj, të plastikës

Strugë, 2 qershor 2023 (MIA) - Ndërmarrja publike "Komunalja" sot filloi aksionin për ndërrimin e kontejnerëve të vjetër të metlait, të vendosur në rrugët e qytetit, me të rinj, të plastikës, për mbeturina të përziera me kapacitet prej 1,1 metër kub.

Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Iqmet Islami, aksioni është me qëllim të përmirësimit të gjendjes me menaxhimin me mbeturinat në Strugë.

"Kontejnerët e rinj janë vendosur në lokacione ku ml parë ishte konstatuar se është hedhur një sasi e madhe e mbeturinave. Me këtë, dukshëm përmirësohet infrastruktura komunale dhe shërbimi i grumbullimit dhe deponimit të mbeturinave", theksoi Islami.

U bën thirrje qytetarëve t'i ruajnë kontejnerët e rinj, të mos i djegin dhe të mos hedhin mbeturina joadekuate. ab/

Foto NP "Komunalja" Strugë

QËNDRONI TË LIDHUR