• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kontejnerë të mbushur dhe kundërmim në Tetovë, Kasami ankohet se nuk ka punëtorë

Kontejnerë të mbushur dhe kundërmim në Tetovë, Kasami ankohet se nuk ka punëtorë

Tetovë, 8 korrik 2023 (MIA) - Kontejnerë të mbushur dhe po aq sasi e mbeturinave është lënë afër tyre këtë periudhë, është pasqyrë e shpeshtë nëpër rrugët e Tetovës, kështu që banorët alarmojnë për kundërmim të padurueshëm dhe rreziqe për shëndetin. Këto ankesa erdhën edhe tek kryetari i komunës, i cili këtë javë i dëgjoi numrin e madh të pyetjeve të këshilltarëve mu për këtë temë-kur dhe ku do të rregullohet qëndrimi i gjatë e mbeturinave nëpër qytet.

Претседателот на Движењето Беса Биљал Касами на денешната прес-конференција истакна дека по се што се случило по локалните избори, неопходни се предвремени парламентрани избори што побрзо.

Kryetari i Komunës Bilall Kasami për thelbin e problemit si edhe deri më tani, i akuzon udhëheqësitë e mëparshme, ndërsa zgjidhjen e ka vetëm si paralajmërim. Thotë se për shkak të borxheve të komunës nuk mund të punësohen numër shtesë të njerëzve të cilët do t'i grumbullonin mbeturinat.

"Për fat të keq, atë që e krijuan të mëparshmit në komunë, dhe vazhdon të jetë trend, të ketë punëtorë të marrin rroga dhe të qëndrojnë në shtëpi, nuk na mundëson të gjejmë punëtorë për të punuar me këto rroga në ndërmarrje. Në disa sektorë në komunë kemi nevojë për punëtorë për veprimtari komunale, për urbanizëm, inxhinirë dhe inspektorë. Të gjithë ata punëtorë të cilët janë për momentin, nuk mjaftojnë dhe nuk janë të motivuar", tha Kasami.

Sipas tij, zgjidhja është në ndërmarrjen e re publike e cila do të merret vetëm me përballjen me mbeturinat. Ky është paralajmërim më i vjetër, realizimi i të cilit po paralajmërohet disa herë.

Mjeku Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik, me specializim për ekologji shëndetësore dhe higjienë e përsëritë paralajmërimin se lënia e mbeturinave do të thotë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.

Sipas Kasamit, edhe për numrin e madh të qytetarëve të pandërgjegjshëm po shqyrtohet zgjidhja. Sipas tij do të vendosen kamera në pika kritike me qëllim që të ndiqen qytetarët të cilët lënë mbeturina aty ku nuk duhet.

Në gjendjen me mbeturinat nuk ka ndryshim edhe pse vitin e kalaur, në qershor 2022 Kasami paralajmëroi se do të ketë numër shtesë prej 15 kontejnerëve nëntokësorë, si dhe 100 kontejnerë të marrë si donacion nga një komunë turke. ab/

Foto: МIА/Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR