• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konte ose De Zerbi mund ta udhëheqin Milanin nëse Pioli jep dorëheqje

Konte ose De Zerbi mund ta udhëheqin Milanin nëse Pioli jep dorëheqje

Romë, 7 shkurt 2023 (MIA) - U bë e ditur se kush mund ta zëvendësojë Stefano Piolin si trajner kryesor i Milanit në rast të largimit të tij nga "San Siro".

"La Republika" shkruan se Antonio Konte i cili për momentin punon me Totenhemin dhe Roberto De Zerbi i cili është trajner i Brajtonit mund ta udhëheqin Milanin.

Konte fiton rreth 17 milionë euro në sezonë në Totenhem, përderisa De Zerbi para pak kohësh nënshkroi kontratë katërvjeçare me Brajtonin në vlerë prej pesë milionë euro në vit. 

Gazetari Daniele Longo zbuloi se kontrata e De Zerbit me Brajtonin përfshin klauzolë lirimi prej 13 milionë euro.

Para Totenhemit, Konte ka punuar me Interin dhe Juventusin. De Zerbi ishte trajner i Shahtjoroit, Sasuollos, Beneventos.

Pozita e Piolit në Milan nuk është e mirë për shkak të rezultateve të dobëta që nga fillimi i vitit. Milani mund ta largojë Piolin nëse situata në ekip nuk përmirësohet. "Rosonerët" humbën katër ndeshje me radhë dhe nuk kanë fitore që nga 4 janari. Më 10 shkurt Milani do të luajë me Torinon në Seria A, ndërsa më 14 shkurt me Totenhemin në Ligën e Kampionëve. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR