• e shtunë, 05 tetor 2024

Konte: Krahasuar me dhjetë vjet më parë, Mançester Junajted po kalon një periudhë të keqe tani

Konte: Krahasuar me dhjetë vjet më parë, Mançester Junajted po kalon një periudhë të keqe tani
Londër, 19 tetor 2022 (MIA) - Trajneri i Totenhemit, Antonio Konte, beson se Mançester Junajtedi tani ndodhet në një periudhë të keqe. "Mançester Junajted do të jetë gjithmonë një përbindësh për të cilin mund të luftohet. Ky ekip ka një potencial të madh nga pikëpamja ekonomike. Krahasuar me atë që ishte 10 vjet më parë, tani Junajtedi po kalon një periudhë të keqe. Por vetëm dy vjet më parë, Mançester Junajted ishte në garë për të fituar Premier Ligën dhe përfundoi i dyti pas Sitit – mos e harroni këtë. Po flasim për një ekip që hyn gjithmonë në top 4, luan në Ligën e Kampionëve dhe lufton për trofe nëse nuk bën gabime të rënda", deklaroi Konte për "Skaj Sports". Totenhemi sonte nga ora 21:15 do të luajë kundër Mançester Junajtedit. Spars janë në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës, ndërsa Mançester Junajted është i pesti. qa/shk/  

QËNDRONI TË LIDHUR