• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konsumatorët të zgjedhin bletar amë, siç kanë mjekë amë, kasap, parukier ose stomatolog

Konsumatorët të zgjedhin bletar amë, siç kanë mjekë amë, kasap, parukier ose stomatolog

Shkup, 8 nënor 2024 (MIA) - Mjaltë i certifikuar, origjinal, polen, qumësht mjalti, propolis, kozmetikë natyrale prej mjalti dhe pajisje, janë vetëm një pjesë e produkteve që i ofron Panairi i bletarisë në Shkup.

Panairi ka filluar sot dhe do të zgjat deri të dielën. Stendat e prodhuesve janë vendosur në Sheshin "Maqedonia" tek Ura e gurit.

Bletarët apelojnë, vizitorët të vijnë dhe të degustojnë, kështu që nëse u pëlqen mjalti, të zgjedhin prodhues amë. Kjo është, thonë kyçe nëse duan të jenë të sigurt se bлejnë mjaltë të vërtetë.

Gjithashtu vlerësojnë se ky vit është i dobët për sa i përket prodhimit, por i shkëlqyer për sa i përket cilësisë së mjaltit. Ata janë përgjithësisht të kënaqur me mbështetjen e dhënë nga shteti, por falsifikuesit janë ende një problem i madh, besojnë ata.

Çmimi i mjaltit sillet rreth 700 denarë, kurse çmimi i panairit është 650.

Panairi i bletarisë organizohet për të gjashtin vit radhazi nga Federata e Bletarisë së Maqedonisë, mbështetësi kryesor është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit. mb/

Foto: Darko Popov

QËNDRONI TË LIDHUR