• e premte, 22 nëntor 2024

Konstatohet propozim vendimi për përbërjen e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, anëtari i bashkësisë rome do të zgjidhet nga Avokati i Popullit

Konstatohet propozim vendimi për përbërjen e Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive, anëtari i bashkësisë rome do të zgjidhet nga Avokati i Popullit

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot në vazhdimin e seancës së katërt përcaktoi Propozimin – vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Kryetarja e Komisionit Gjorgjia Sajkoski theksoi se në përputhje me nenet 2 dhe 3 të Ligjit për Komitet për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Komiteti është themeluar nga Kuvendi në afat prej 60 ditësh nga dita e konstituimit të tij, ndërsa përbëhet nga prej 19 anëtarësh nga radhët e deputetëve të zgjedhur pas çka shtatë anëtarë nga radhët e deputetëve maqedonas, shtatë nga radhët e deputetëve shqiptarë dhe nga një anëtar nga deputetët turq, vlleh, romë, serb dhe boshnjakë.

"Duke pasur parasysh afatin ligjor për zgjedhjen e përbërjes së Komitetit është mbajtur koordinimi i grupeve parlamentare në Kuvend. Gjithashtu, me një shkresë nga unë si kryetar i Komisionit, koordinatorëve të grupeve parlamentare në Kuvend u kërkua që sa më shpejt të paraqesin propozimet e tyre për anëtarë të Komitetit për marrëdhënie midis bashkësive. Në bazë të propozimeve të paraqitura, propozohet që të përcaktohet Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit. Dua të theksoj se në përbërjen aktuale parlamentare të Kuvendit nuk ka asnjë deputet të kombësisë rome të zgjedhur. Sipas amendamentit 12 të Kushtetutës, nëse ndonjëra nga komunitetet nuk ka deputetë, ata zgjidhen nga Avokati i Popullit. Për arsyet e mësipërme dhe duke pasur parasysh afatin ligjor për zgjedhjen e përbërjes së Komitetit në propozim-vendimin e propozuar nuk do të kemi një anëtar rom. Ky anëtar do të zgjidhet në mënyrë shtesë", tha Sajkoski duke hapur debatin për këtë pikë. 

Propozim vendimi është miratuar pa debat dhe do të prezantohet në seancë plenare të Kuvendit.

Më herët është dhënë pauzë prej gjysmë ore me kërkesë procedurale të deputetes Arbana Pasholi nga BDI, që siç tha ajo, materialet të përkthehen në gjuhën zyrtare shqipe. 

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR