• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Konstatohet përbërja e Komisionit anketues për rastin e onkologjisë

Konstatohet përbërja e Komisionit anketues për rastin e onkologjisë

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Rashela Mizrahi nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së duhet të kryesojë me Komisionin anketues për skandalin në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji, sipas vendimit të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime e cila sot ka konstatuar përbërjen e komisionit.

Sipas vendimit, anëtarë të Komisionit do të jenë Antonio Milloshoski, Gordana Siljanovska Davkova, Ivanka Vasilevska, Lupço Prenxhov dhe Petar Risteski nga GP i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Daniela Markoska, Nenad Kociq, Martin Kostovski dhe Marija Georgievska nga LSDM dhe koalicioni, Arben Ziberi dhe Bedri Fazliu nga BDI dhe Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët.

Nënkryetar, sipas propozimit të përcaktuar do të jetë Aleksandar Veljanovski (VMRO-DPMNE), ndërsa zëvendësanëtarë Dajanço Eftimov, Dafina Stojanoska, Dragan Kovaçki, Toni Jarevski, Zoran Kocevski (VMRO-DPMNE) Mile Talevski, Maja Moraçanin, Beti Rabaxhievska Naumovska dhe Sonja Mirakovska (LSDM dhe koalicioni) Bajram Kadria dhe Berat Ajdari (BDI) dhe Artina Qazimi nga Aleanca për Shqiptarët.

Përbërja e Komisionit anketues duhet të kalojë në seancë plenare.

Vendimi për Komisionin anketues është marrë më 20 shtator, me propozim të VMRO-DPMNE-së, pas akuzave publike për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikën e onkologjisë, ku Prokuroria publike në fillim të muajit hapi procedurë parahetimore.

Pretendimet për keqpërdorim të ilaçeve në klinikë, shkaktuan reagime publike dhe një sërë protestash.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR