• e premte, 05 dhjetor 2025

Konseisao ulet në stolin e Al Itihadit

Konseisao ulet në stolin e Al Itihadit

Riad, 3 tetor 2025 (MIA) - Strategu portugez, Serhio Konseisao, është afër të marrë detyrën në stolin e Al-Itihadit të Arabisë saudite. 

Sipas gazetarit Nikollo Shira, portugezi 50-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2027. Të dyja palët pritet ta finalizojnë marrëveshjen së shpejti. 

Konseisao ishte edhe në stolin e Milanit nga dhjetori i viti 2024 deri në qershor të këtij viti, pasi më parë ka drejtuar Porton, Nantin, Vitoria Gimaraesh, Braga, Akademikan dhe Olimpik Marsejn. 

Më 28 shtator, Al-Itihadi publikoi ndërprerjen e kontratës me francezin Loran Blan. Dy ditë më parë, ekipi pësoi humbje ndaj Al-Nasrit me 0-2 në raundin e katërt të Kampionatit të Arabisë Saudite. Blan ishte në krye të Al-Itihadit që nga korriku i vitit 2024. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR