• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konkluzione nga konferenca ministrore për pylltarinë - "Praktikat dhe përvojat më të mira në restaurimin e pyjeve"

Konkluzione nga konferenca ministrore për pylltarinë -

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Ekonomisë Ujërave dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO), sot në Shkup u mbajt konferenca e parë ministrore për pylltari - "Praktikat dhe përvojat më të mira në restaurimin e pyjeve".

Ministri Lupço Nikollovski ishte nikoqir i konferencës, ku morën pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Malit të Zi, Vlladimir Jokoviq, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Anila Denaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci dhe zëvendësministri i Bujqësisë dhe Ushqimit i Bullgarisë, Mirosllav Marinov.

Qëllimi kryesor i konferencës, siç thuhet në kumtesën e MBPEU-së, kishte për qëllim forcimin e përbashkët të rolit të sektorit pyjor, forcimin e kontributit të tij në ekonominë kombëtare përmes monitorimit të përmirësuar dhe restaurimit të planifikuar të pyjeve, si dhe forcimin e zhvillimit rural duke promovuar bukuritë natyrore pyjore për çdo person.

Konferenca ishte e mbushur me shumë diskutime dhe prezantime të cilat, siç theksohet nga MBPEU, kontribuan në krijimin e praktikave më të mira në ruajtjen dhe restaurimin e pyjeve dhe u arritën  disa përfundime.

Ripyllëzimi duhet të udhëhiqet nga objektiva ekologjike, kulturore dhe socio-ekonomike të mirëpërcaktuara, të përshtatura me kontekstin lokal dhe duke marrë parasysh mjedisin më të gjerë.

Rënia e cilësisë së pyjeve është një çështje kyçe në Maqedoninë e Veriut dhe nevojiten ndërhyrje aktive për të përmirësuar funksionalitetin ekologjik të pyjeve të degraduara. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR