• e diel, 22 dhjetor 2024

Konjufca: Njohja ndërkombëtare e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë pjesë thelbësore e marrëveshjes përfundimtare

Konjufca: Njohja ndërkombëtare e Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë pjesë thelbësore e marrëveshjes përfundimtare

Prishtinë, 26 mars 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parakusht për progresin e të dyja vendeve, por edhe komponent i rëndësishëm i bashkëpunimin rajonal, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës, Konjufca tha se njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë pjesë thelbësore e marrëveshjes përfundimtare mes dy vendeve.

"Ne besojmë se vetëm njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë thelbësore e marrëveshjes përfundimtare si parakusht për përparimin e të dyja vendeve", theksoi Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE ishte dhe vazhdon të jetë një moment historik.

"Përshpejtimi i procesit të anëtarësimit është i domosdoshëm. Ne nuk kërkojmë procedura të padrejta nga BE-ja, kërkojmë vetëm procedura strikte të bazuara në drejtësi dhe të drejtat tona. U bëjmë thirrje vendeve anëtare që t'i japin prioritet veçanërisht zgjerimit dhe të ofrojnë mundësitë që i ofrohen gjithë rajonit tonë", deklaroi Konjufca, duke thënë se Prishtina e  vlerëson rolin e BE-së në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR