• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë me vend, por nuk ka nevojë për panik

Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë me vend, por nuk ka nevojë për panik

Prishtinë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë shqetësuese dhe se "nuk ka nevojë për panik" pas kritikave të Uashingtonit zyrtar për disa veprime të autoriteteve kosovare, siç është vendimi për ndalesë të dinarit serb, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Konjufca, pas seancës së sotme gjyqësore, ku po gjykohet rreth akuzës për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, si opozitar në vitin 2016, deklaroi se tërësisht i kupton vërejtjet dhe kritikat e SHBA-së, për të cilat  tha se janë adekuate, sepse SHBA-ja e sheh Kosovën "nga një nivel shumë më i lartë" nga ajo se si Prishtina e sheh situatën.

Por, theksoi se marrëdhëneit mes dy vendeve nuk janë shqetësuese, sepse vërejtjet e SHBA-së nuk janë të lidhura me ligjshmërinë e veprimeve të Qeverisë.

"Plotësisht i kuptoj vërejtjet dhe kritikat që na i drejton SHBA-ja. Këto janë gjithmonë kritika me vend, sepse SHBA-ja e sheh Kosovën në nivel shumë më të lartë se sa që e shohim ne, e shohin në rajon, e shohin edhe në Evropë e shohin edhe në kontekstin e përgjithshëm global. Sipas pikëpamjeve tona, e drejtë e shtetit të kosovës është të shtrijë sundimin e ligjit dhe sovranitetit në vend. Kjo është perspektivë më e ultë, më e ngushtë, por është perspektivë e së drejtës së Kosovës për t’i kryer punët e veta. Vërejtjet e SHBA-së nuk kanë kurfarë ndikimi ndaj legalitetit të veprimeve tona. Na japin të drejtë, por, sipas tyre, na nevojitet përgatitje më e madhe", shtoi Konjufca.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës tha se beson se mund të gjendjet mesi, mes aksioneve dhe ndarjes paraprake të informatave për atë se çfarë bëjnë autoritetet kosovare.

"Përse na nevojitet përgatitje më e madhe - sepse kjo mund t'i irritojë serbët, ndërsa dikush ta shfrytëzojë situatën, ta keqpërdorë situatën dhe të organizojë protestë. Kur ka protesta, ka tensione, kur ka tensione mund të rrezikohet siguria. Kjo është perspektiva e SHBA-së. Perspektiva jonë është se duhet të ndërmerret aksion. A mund të gjejmë mënyrë dhe të ndërmarrim aksion dhe paraprakisht të ndajmë informata për atë se çfarë do të bëjmë? Mendoj se është e mundur dhe mendoj se qeveria tashmë po e bën këtë", tha Konjufca.

Reagime të ashpra nga SHBA-ja pati pas rregulaltivës së re të BQK-së, me të cilën euroja bëhet valuta e vetme për transaksione. Madje, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Xhejms O'Brajan deklaroi se refuzimi i Prishtinës ndaj kërkesës së Uashingtonit lidhur me ndalesën e dinarit e çon në pikëpyetje partneritetin mes dy shteteve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR