• e martë, 26 nëntor 2024

Konfirmohet numri i eurodeputetëve nga çdo shtet anëtar i BE-së për përbërjen e radhës të PE-së

Konfirmohet numri i eurodeputetëve nga çdo shtet anëtar i BE-së për përbërjen e radhës të PE-së

Bruksel, 22 shtator 2023 (MIA) - Këshilli Evropian sot solli vendim për numrin e deputetëve të çdo shteti anëtar të BE-së të cilët duhet të zgjidhen në Parlamentin Evropian për përbërjen parlamentare nga viti 2024 deri në vitin 2029.

Sipas këtij vendimi, siç njoftoi Këshilli Evropian, në Parlamentin e ardhshëm Evropian do të ketë 720 deputetë me ç'rast nga dy eurodeputetë më shumë se tani do të kenë Franca, Holanda dhe Spanja, ndërsa nga një më shumë do të kenë Austria, Belgjika, Danimarka, Irlanda, Letonia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Finlanda.

Ndryshimet e numrit të eurodeputetëve bëhen në bazë të ndryshimeve demografike në vendet anëtare të BE-së në krahasim me periudhën prej para zgjedhjeve të fundit për eurodeputetë.

Sipas marrëveshjes për Bashkimin Evropian, numri i deputetëve në Parlamentin Evropian nuk mund të tejkalojë 750 plus kryetarin e tij, përfaqësimi parashikohet të jetë proporcional në mënyrë degresive, me të paktën gjashtë deputetë nga çdo vend, por numri maksimal i anëtarëve nga një shtet anëtar nuk mund të jetë më i madh se 96.

Me vendimin e sotëm të Këshillit të BE-së, renditja e numrit të eurodeputetëve nga çdo shtet anëtar për përbërjen parlamentare 2024-2029 do të jetë si më poshtë:

Zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit Evropian për periudhën e viteve 2024-2019 do të mbahen në qershor të vitit të ardhshëm. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR